Bylykbashi: Rama uzurpon Kuvendin me gjuhë vulgare, Nikolla ka frikë ta përjashtojë
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, deputeti demokrat Oerd Bylykbashi u shpreh se kryeministri Rama uzurpon parlamentin me një gjuhë vulgare dhe përtej parimeve.
Ai tha se kodet e etikës në kuvend nuk aplikohen për të, pasi kryetarja e kuvendit ka frikë që të marrë masa për ta përjashtuar atë.
Bylykbashi: Gjuha është një veshje, ku kryeministri uzurpon parlamentin me një gjuhë vulgare dhe përtej parimeve. Rregullorja dhe kodi i etikës së kuvendit nuk janë të aplikueshme për të, pasi kryetarja e kuvendit nuk guxon që të marrë masë për të për ta përjashtuar.
Nuk ekziston një kryeministër që të ketë folur me këtë gjuhë që nuk është vetëm vulgare, por brutale. Ky nuk është se po ia bën opozitës, por është mënyra e tij për të zhvendosur debatin real.

