Droga në Fier, përgjimet qysh nga gushti kur u soll në shtëpinë e ish-kryekomunarit Çervenaku
Detaje të reja zbulohen nga kapja e sasive droge dhe gjetjes së një laboratori droge në Frakull e Madhe të Fierit.
Laboratori i kokainës dhe kamionët e policisë që u ngarkuan me rreth 200 thasë të mbuhsur me pleh kimik dhe rogë, të cilët u gjetën në këtë zonë.
Thasët u gjetën u gjetën në oborrin e banesës së Viktor Çervenakut, ish-kryetari i njësisë administrative Frakull e Madhe.
Ndërkohë, mësohet se përgjimet kanë nisur që në fillim të gushtit dhe më pas është arritur të zbulohet se lënda narkotike ka mbërritur në oborrin e shtëpisë së ish-kryekomunarit.
Behët me dije se deri tani janë më shumë se 10 persona të kapur e pritet arrestimi i disa të tjerëve, ndërsa janë sekuestruar edhe disa armë si pistoleta e kallashnikovë.
Ekspertiza e lëndës narkotike prite të kryhet në Tiranë nga ku do të dalë edhe sasia e plotë e saj, për shkak se ishte së bashku me plehun kimik.
Nga oborri i shtëpisë së ish kryekomunarit Çervanaku janë ngarkuar tre kamion të policisë, ndërsa është shtuar edhe prania e forcave policore.

