A do jetë përkrah Berishës në 6 dhjetor? Ja si përgjigjet Meta nga Korça
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, deklaroi sot nga Korça se marrëveshja me PD ka në thelb referendumin.
Duke folur për gazetarët ai i dha përgjigje edhe pyetjes nëse do ti bashkohet protestës së 6 dhjetorit të thirrur nga Berisha.
Pyetje- Zoti Meta sot nga Korça u shprehet jo për ndryshim pushtetesh por sistemi. Çfarë donit të kuptonit?
Meta: Rivendosje e demokracisë, referendumi, ishte shumë e qartë. Do ndodhë, marrëveshja me PD ka në thelb referendumin.
Pyetje: A do jeni përkrah Berishës në 6 Dhjetor?
Meta: Do jemi përkrah shqiptarëve që duan gjithë Shqipëria si gjithë Europa dhe do e bëjnë si gjithë Europa.
Meta në Korçë u takua me strukturat e Partisë së Lirisë, ku deklaroi se zgjidhja në lidhje me situatën në Shqipëri mund të vijë vetëm nga populli.
Ai u shpreh se koha e rrotacionit tashmë ka kaluar, pasi bëhet fjalë për të ndryshuar sistemin dhe për të rikthyer llogaridhënien.
Meta theksoi se nga bazat e bashkëpunimit me Partinë Demokratike është rikthimi i llogaridhënies.