"Ua kanë futur arabët", Korreshi për portin e Durrësit: Për 35 vjet atje do mund të futen sheikët dhe çunat e Londrës
Deputeti, Saimir Korreshi, duke folur për projektin e portit të Durrësit në Kuvend tha se nuk ka asnjë pikë të asaj kontrate që nuk është në dëm të shqiptarëve.
Ai akuzoi mazhorancën dhe qeverinë socialiste se janë duke e shitur Shqipërinë.
Sipas tij, qeveria do angazhohet vetëm në fazën e parë të këtij propjekti që e cilësoi të vjedhjes, e më pas faza e dytë, sipas tij, do të ndërtohet me paratë e shqiptarëve.
Ai tha se në zonë do të mund të hyjnë vetëm “çunat e Londrës” apo ata që do të kenë mundësinë të jetojnë në pallatet aty pranë.
Korreshi: Si mund të jetë nder që të lozet me pronën e shqiptarëve? Keni thënë që do t’i rrijë shtetit shqiptar, nuk i ikën? Por mirë, cili investitor që ka ndërtuar një pallat kthehet pronar i tokës? Kush? Në të keqen më të madhe ua kanë futur arabët… Çdo investitor që ndërton, 33 ka qenë dikur, sot nuk ta jep njeri pa 40%, në Tiranë nuk ta jep pa 50%. Në fund fare toka do na rrijë ne. Në kuotë pjesëmarrje jeni bashkëpronarë atje. Si e ka ligji për ndërtimet? Toka që jepet për të ndërtuar, për shesh ndërtimi, a shitet më?
A ka të drejtën e blerjes më? A ndahet më? Absolutisht jo. Si tha ai burri që u bë me djersë duke folur? Unë gjykoj që ju do bëni vetëm fazën e parë, atë të vjedhjes. Faza e dytë bëhet me lekët e shqiptarëve. Pse me lekët e buxhetit do bëhet ai? Jo, me të autoritetit portual. Po ky autoriteti portual i kujt është? A thua se laheshim në kanal me ujë bretkosash ne dhe na duheshin 700 metrat e Durrësit. Për 35 vjet, po nuk qe veshur si sheik dhe po nuk erdhe nga Londra me lekë nuk hyn dot atje.
Ju e keni me qejf që paratë t’ia dhuroni investitorit strategjik. Duhet t’i themi shqiptarëve si është realiteti dhe e vërteta. Atje është ha Muç e pi Zenun. Jeni duke e rrjepur nga 4 anët. Nuk ka asnjë pikë të asaj kontrate që nuk është në dëm të shqiptarëve. Ju jeni duke e shitur Shqipërinë. Shyqyr për fatin e shqiptarëve që Shqipëria nuk është pazëll.

