Felaj dhe Shehi çojnë në një tjetër nivel debatin e portit të Durrësit me ferexhe e dekolte, del në skenë dhe Princ Vidi
Debati në Kuvend për projektin e portit të Durrësit kaloi në një tjetër nivel gjatë pasdites.
Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj, teksa mbrojti projektin e krahasoi investitorin arab me princ Vidin, i cili kur erdhi në Shqipëri, sipas saj u sulmua për shkak se gruaja e tij ishte e veshur me dekolte.
Felaj: M’u kujtua kur erdhi princ Vidin ë Shqipëri, u prit me duartrokitje, por më pas u sulmua. Ai erdhi me gruan e tij të veshur ne dekolte. Kjo ishte shumë për njerëzit injorantë të asaj kohe. Sot po flasim për investitorë. Alabar nuk është gjë tjetër veçse është Emar. Mos shkoni me logjikën e dekoltes. Serioziteti kërkon lexim.
Rreth kësaj deklarate nuk mungoi ironia e deputetit, Dashamir Shehi, i cili tha se pas 100 vitesh tashmë socialistët po i ritkhejnë shqiptarët te ferexheja.
Shehi: Kjo me dekoltenë ishte shumë e bukur. Ai paska ikur i shkreti atëherë 100 vjet përpara për shkak të dekoltesë. Sikur të ikë edhe ky tjetri për shkak të fehrexhesë. Nga dekolteja po kalojmë te fehrexheja. Po kthehemi të fehrexheja. Të vijmë pas 100 vjetëve të diskutojmë për fehrexhenë, më duket e tepruar.
Shehi nënvizoi se kompania në fjalë është në borxh në vendin e origjinës dhe ngriti dyshime për afatin e kërkuar për dorëzimin e projektit.
Shehi: Është në borxh akoma kompania atje. Dhe po kjo kompani borxhlinjsh është duke ardhur këtu. Pse duan këta 20 vjet. Çfarë po bëjnë këta central bërthamor. Këtu ka një sërë dyshimesh. Pronësia një pjesë vjen nga parajsat fiskale.
