Zbulohen porositësit e 400 kg kokaine të përzier me pleh kimik që u kap në Tivar

Zbardhen detaje të reja nga operacioni antidrogë i SPAK, DEA-s amerikane dhe policisë malazeze që çoi në zbulimin e laboratorit të kokainës në fshatin Frakull të Madhe të Fierit.

Ora News mëson se porositësit e ngarkesës 400 kg kokainë e përzier me pleh kimik që mbërriti në portin e Tivarit nga Kolumbia në korrik të këtij viti janë shtetasit N. Gj dhe D.V.

Janë tre muaj hetime që u finalizuan sot me arrestimin e 15 personave. Mes të arrestuarve dyshohet se janë dhe 2 shtetas të huaj.Operacioni është në vijim.