Rama në interpelancë, Berisha jashtë Kuvendit: Po thotë e ka fajin Saliu, Shkodrën e urren se nuk e voton
Kreu i PD-së Sali Berisha në një komunikim me median jashtë parlamentit, ndërkohë që kryeministri rama ihte në foltoren e paralmentit e akuzoi atë se po gënjente për përmbytjet.
"Tani ai është në foltore aty dhe jam i sigurt se po gënjen, po mashtron dhe po thotë se fajin e ka Saliu. Le që për Shkodrën ai ka një alergji se kur nuk e voton Shkodra, ai ka urrejte. Po se votove ai të urren. E ka sensin e armikut.
Sa i takon përmbytjeve ai tha se kishte një propozim me disa masa të marra
Për përmbytjet propozimi është ky. Ka ndodhur tre herë. Dy herë ne kemi dëmshpërblyer qindarkë për qindarkë, KESH-i i dëmshpërbleu, i kemi diktuar ne që do zbatojë ligjin. Herën e tretë KESH-i nuk kishte, ishte me bilanc negativ dhe dha vetëm një pjesë dhe i kërkuam që pjesën tjetër ta regjistrojë si borxh ndaj tyre. Dhe sot e ka borxhm, do ta ketë deri sa ta paguajë dhe me kamatë.
Të investohet me argjinatura, të sistemohet mirë unaza digë, të krijohet sistemi i pompave i rekomanduar, të forcohet argjinatura e Kirit dhqë i ndërtuam ne e që nuk e ka përmbytur më Shkodrën. Hidrocentrali i Ashtës dhe ai ka luajtur një rol pozitiv në vërshimin e Drinit," tha Berisha.

