Balla për Berishën: Përfaqësues i botës së përtejme, nongrata që s'do pish as kafe në marinën e Portit të Durrësit

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla pas fjalës së Berishës në parlament ka reaguar duke thënë se ai kishte folur plot 7 minuta më shumë se çe lejon rregullorja. Ai e quajti Berishën një nongrata që bën pis në Kuvend sa herë i jepet mundësia .

"Kërkesë për procedurë nga përfaqësuesi i botës së përtejme që sapo mori fjalën nuk pati zonja kryetare," tha ai.

Taulant Balla: Deputeti që sapo foli, foli plot 7 minuta përtej kohës që i takon me rregulloren e Kuvendit. Rregullorja përcakton vetëm 3 minuta për propozuesit  dhe 2 minuta pro apo kundër nga krahët politik. Të ankohesh se stë jepet koha në Kuvend kur ke folur 7 minuta përtej kohës pa prezantuar procedurë është sa qesharake po aq dhe tallje me sallën e Kuvendit dhe publikun për nëj turp që ky parlament duhet të ndalet në seancat pasardhëse për ti dhënë fund kësaj tragjedie për Kuvendin. Një nongrata që ka filluar të bredhi njihet me partnerët e birucave të vijë këtu të bëjë pis sa herë i jepet mundësia, duke shkelur rregulloren.

Vendimmarrja për të përcaktuar kohën në debat është eksluzivitet i Konferencës së kryetarëve të nenit 23, paragrafi 3 dhe sipas neni 48, paragrafi 3. Kërkesë për procedurë nga përfaqësuesi i botës së përtejme që sapo mori fjalën nuk pati zonja kryetare. Por mos u mërzisni.

Mezi e kemi pritur këtë diskutim sot. Do të sqarohen të gjitha dhe unë nuk do të rresht së përmenduri qeverinë që ka ditur të negociojë duke parandaluar çdo person nongrata të pijë dhe kafe në marinën e jahteve te Durrësit e jo më të blejë një pronë e të jetojë aty.