Kapet në Vlorë 31 vjeçari në kërkim nga policia italiane si pjesë e një grupi kriminal droge
Një 31 vjeçar është arretsuar nga policia e Vlorës me qëllim ekstradimi pasi policia italiane kishte lëshuar një urdhër ndalimi ndaj tij për prodhim e shitje droge, pjesë e një grupi kriminal.
Me finalizimin e operacionit policor të koduar “Member”në lagjen “Lef Sallata”, Vlorë, u bë kapja dhe arrestimi i përkohshëm i shtetasit Alfons Gjikaj, 31 vjeç, banues në Vlorë.
"Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet italiane kanë lëshuar një urdhër-arrest ndaj 31-vjeçarit, në vitin 2020, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", kryer në formën e organizatës kriminale, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë," njoftoi policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.