33 vjeçari nga Tirana kapet në Gjirokastër me 6 emigrantë të paligjshëm në makinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Nëntor 2022, 10:12
Një 33 vjeçar është arrestuar nga policia në Gjirkosatër pasi u kap duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës.
Me finalizimin e operacionit policor të koduar "Road Guard 50", u arrestua K. Q., 31 vjeç, banues në Tiranë.
"Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e DVKM Gjirokastër, në vendin e quajtur “Kthesa e Jorgucatit", Gjirokastër, duke transportuar kundrejt fitimit, me automjet, 6 emigrantë nga vendet MENA, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit," njoftoi policia.
Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan automjeti dhe 1 aparat celular.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
