Replika në kuvend/ Balla: Sali, bën pis kuvendin, Berisha: Taulant, të ndjek pas hija e Ravik Gurrës

Kryetari  i PD-së Sali Berisha në replikë me kryetarin e grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla e akuzoi si të përfshirë në vrasjen e avokatit Ravik Gurra.

Nga ana e tij socialisti Taulant Balla e quajti Berishën një nongrata që bën pis në Kuvend sa herë i jepet mundësia.

Taulant Balla: Deputeti që sapo foli, foli plot 7 minuta përtej kohës që i takon me rregulloren e Kuvendit. Rregullorja përcakton vetëm 3 minuta për propozuesit  dhe 2 minuta pro apo kundër nga krahët politik. Të ankohesh se stë jepet koha në Kuvend kur ke folur 7 minuta përtej kohës pa prezantuar procedurë është sa qesharake po aq dhe tallje me sallën e Kuvendit dhe publikun për nëj turp që ky parlament duhet të ndalet në seancat pasardhëse për ti dhënë fund kësaj tragjedie për Kuvendin. Një nongrata që ka filluar të bredhi njihet me partnerët e birucave të vijë këtu të bëjë pis sa herë i jepet mundësia, duke shkelur rregulloren.

Sali Berisha: ““Taulant. Shko në prokurori se je i akuzuar për vrasje. Ke porositur vrasjen e Ravik Gurrës. Mos përdor imunitetin diplomatik”

Je akuzuar për porositje vrasjesh dhe se ke fshirë regjistrimet. Prokurori që ka bërë këtë e ke lartësuar në detyrë. Së bashku me ty në parlament sot është hija e të ndjerit Ravik Gurra që të kishte kapur ty në lidhje me banda e porosi vrasjesh dhe e eliminove. Kjo është tronditëse.