Përmbytjet, Berisha: Dorëzuam amendament për krijimin e Fondit Rezervë nga KESH për dëmshpërblim
Kreu i Partisë demokratike sali Berisha jashtë parlamentit deklaroi sot se kishte dorëzuar në parlament një amendament për krijimin e një Fondi rezervë të KESH për dëmshpërblimin e banorëve të prekur nga përmbyjetet.
"Në mesnatë pa informuar asnjë njeri, pa informuar autoritetet vendore hapën të gjitha tunelet dhe portat e Komanit dhe Vaut të Dejës dhe krijoi nëj dallgë përmbytëse të atillë që nuk e kishte parë ndonjëherë Shkodra dhe Nën Shkodra duke përmbytur dhe nxorri nga themelet urën e vjetër të baçallëkut, përmbyti rreth 500- 600 banesa për një kohë të shkurtë dhe mbi 2500 Ha tokë. Ky akt i mosnjoftimit është një vepër e mirëfilltë kriminale dhe kishte dy qëllime:
Së pari përmbytjet t'ja faturonin hapjes së digave dhe kaskadës që me ligj bëhet përgjegjëse për dëmshpërblimine banorëve.
Së dyti të fshehte faktin se nuk prodhoi për ditë të tëra energji elektrike duke lejuar edhe rritjen e ujit në Koman i cili është një liqen me kapacitet realisht të kufizuar. Mbushet e stërmbushet nga lumentë e alpeev për një kohë të shkurtër. Këto janë shumë të njohura. Shumë e njohur, nga Instituti i Gjeoshkencave e paralajmëruar një javë para ishin rrjeshjet që do të vërshonin mbi alpe e këto nuke penguan dyshen Rama- Balluku për të inportuar energji me 250 euro/ megavati në një kohë kur ujërat dhe portat hapeshin dhe shkonin në det.
Në vend të kërkonte ndjesë pas këtij akti e ti premtonte dëmshpërblimet shqiptarëve, ai i shkatërroi të gjithë ekonominë në nëj akt pabesie në mesnatë duke hapur portat pa paralajmërim. Tani del këtu dhe fillon të bëjë krahasime të pakrahasueshme. E dënoj me ashpërsinë më të madhe aktin e përmbytjes së qyettarëve dhe kërkoj dëmshpërblimin e tyre nga çdo qindrakë nga atya që dhanë urdhër.
Drejtori i KESH-it ka kryer një krim të shëmtuar. Ka zbatuar një urdhër që të mos paralajmërojë autoritetet vendore dhe ju e shihni se çfarë kurajo ka ky person e të kalojë nga ekrani në ekran për të justifikuar veprën e tij të shëmtuar.
Kemi sjellë dhe një amendament në parlament, amandament të krijimit të fondit rezervë nga KESH-i për përmbytjet. Për përmbytjet e paralajmëruara është e domosdoshme të merren masa parandaluese dhe dëmshpërblyese kur ata ndodhin për shkaqë të digave. Ligji shqiptar detyron përmbytësin të dëmshpërblejë të përmbyturin. Për këtë fond duhet që KESH-i të mos thotë që s'kemi para, tha Berisha.