Porti i Durrësit/ Berisha dhe deputetët PD zënë foltoren nisin rezistencën

Me debate e sherre nisi seanca e sotme e parlamentit ku është parashikuar 6 orë debati për marrëveshjen për portin e Durrësit.

Kryetari i PD-së, Sali Berisha dhe deputetët e PD-së dolën në foltore për të kërkuar kohën e tyre të diskutimit për të denoncuar atë që e quajnë aferë të korrupsionit.

Ata thonë se deputetëve të PD-së brenda këtij 6 orë debat, u është dhënë vetëm 4 minuta kohë në dispozicion dhe akuzojnë kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla se "me urdhër të kryeministrit Rama intepreton shtrembër rregulloren e Kuvendit"

"Opozitës po tentohet ti mbyllet goja" tha deputeti demokrat Belind Këlliçi.

Kur kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla mbylli mikrofonin, Këlliçi ndezi videon live në facebook. 

Sali Berisha: "Ne nuk lëvizim. Jemi në rezistencë, qëndresë. Më jep fjalën. Mohimi i së drejtës së replikës është i papranueshëm" 

Belind Këlliçi: "Po na mohohet e drejta e fjalës. Duan të heqin të drejtën e replikës që i takon Berishës prej 2 minutash. Duan që të na ndalojnë të themi të vërtetat. Po vidhet pasuria më e madhe që ka Shqipëria dhe nëse qeveria prentedon se gjithçka është transparente i interson asaj të ketë debat shterues. Nëse ramë dakord që të flasim 6 orë le të biem dakord të flasim dhe 10 minuta më shumë për të dhënë argumentet e tyre për këtë aferë e kërkuar transparencë."   

Seanca u ndërpre për 5 minuta për të vijuar sërish me debate.

Gjatë kesaj kohe Berisha shkëmbeu replika dhe me kreun e grupit parlamentar Taulant Balla nga vendi. 

“Taulant. Shko në prokurori se je i akuzuar për vrasje. Ke porositur vrasjen e Ravik Gurrës. Mos përdor imunitetin diplomatik”

Seanca zgjati për gati 1 orë dhe më pas me kërkesë të Taulant Ballës, u kërkua të mbahej një mbledhje e krerëve të grupeve parlamentare për të shtyrë kohen e diskutimeve per çeshtjen e Portit te Durrisit, e cila paraprakisht ishte përcaktuar 6 orë.
Në këtë mbledhje u caktua që diskutimi të bëhet pa limit.
Porti i Durrësit/ Berisha dhe deputetët PD zënë foltoren
Porti i Durrësit/ Berisha dhe deputetët PD zënë foltoren
Porti i Durrësit/ Berisha dhe deputetët PD zënë foltoren