Porti i Durrësit, Berisha: Megaaferë! U përvetëson shqiptarëve 200 mijë m2 në pjesën më të kushtueshme
Kreu i Partisë demokratike Sali Berisha deklaroi sot në Kuvend sa i takon marrëveshjes për Portin e Durrësit se po kërkohet të zhduket një port mijëravjeçar, duke iu përvetësuar 200 mijë m2 tokë shqiptarëve në pjesën më të kushtueshme të Durrësit.
"Sot ju kërkoni të varrosni portin shekullor mijëra vjeçar të Durrësit, pronë publike të shqiptarëve. Bëhet kjo në pronë private të klanit Rama e ndonjë arabi okazional që u zotua për 4 mld euro investim buzë danubit në Beograd dhe përfundoi me 20 mln euro.
Se ça ka Alabari dhe Rama pjesë në këtë plan, s’do e marrim vesh. Ky klan ju përvetëson shqiptarëve 200 mijë metër katrorë tokë në pjesën më të kushtueshme të Durrësit.
Ju zhduk shqiptarëve portin mijëravjeçar. Ka qenë portë hyrëse mes Ballkanit dhe BE.
Ka qenë nyja kryesore e lidhjes me Kostandinopojën. Porti që merr rrugën Egnatia, lidhje me Kostandinopojën. Sot ky port asgjësohet me gjithë qindra, qindra mln euro investime në këtë port. Kapaciteti i tij është 8 mln ton mall në përpunim. Pozicioni i tij në shekuj dhe mijëvjeçar është përcaktuar si më i përshtatshmi.”, tha Berisha.