Shkodra vijon të përmbytet, Rama e Berisha bëjnë me faj njëri tjetrin si në 2011
E ndërsa Shkodra është përmbytur dhe vijon të përmbytet, kryeministri aktual Edi Rama dhe ish kryeministri Sali Berisha, aktualisht kryetar i PD-së bëjnë me faj njëri tjetrin për këtë përmbytje.
Deputetët demokratë kanë thirrur kryeministrin Edi Rama në interpelancë për përmbytjen e Shkodrës.
Në fjalën e tij Rama bëri një paralelizëm mes përmbytjeve të 2011 dhe 2022.
Rama tha se i qëndron deklaratës së bërë në 2011 se përmbytja e Shkodrës ishte “rezultat i keqadministrimit skandaloz dhe korruptiv të kaskadës”
“Përmbytja atëherë ishte përmbytje e robit dhe jo e Zotit. Uji në përmbytjen e atëhershme vajti deri në çati dhe preku mbi 6 mijë shtëpi, ndërkohë që në 2022 30 shtëpi.
Në atë kohë janë përmbysur 25 mijë ha, nga të cilat 14 mijë futën brenda edhe qytetin e Shkodrës.
Këtë herë sipërfaqja e përmbutur ka qenë mbi 1400. Dhe nuk ka asnjë lidhje me kaskadën. Zero. Dhe tek shifra 4 mijë përfshihet edhe qarku I Lezhës.
A mendon qeveria ti spostojë këta njerëz?
Kjo pyetje vjen për shumë pika në Shqipëri por bëhet duke bashkëpunuar sepse dihet çfarë ndodh nëse e bën qeveria dhe thuhet po shpërngulen votuesit tanë. Në 2011 janë 68 mijë banorë të prekur. Në 2022 130 qytetarë të evakuar.
Ndërkohë Berisha nga jashtë parlamentit deklaroi: Në interpelancë po flet autori i vërtetë i dramës që po përjetojnë Shkodra dhe Nënshkodra, po flet njeriu që në pabesi, në mesnatë, pa informuar asnjë njeri, pa informuar sipas ligjit, autoritetet vendore, hapi të gjitha tunelet dhe portat e Komanit dhe Vaut të Dejës, dhe krijoi një dallgë përmbytëse të tillë që nuk e kishte parë Shkodra, dallgë e cila nxori nga themelet urën e vjetër të Bahçallëkut, monument kulture, dallgë që përmbyti në një kohë të shkurtër 500-600 banesa.
Ky akt i mosnjoftimit është vepër penale. Qëllimi ishte që përmbytja të mos i faturohej hapjes së digave dhe kaskadës, që me ligj bëhet përgjegjëse për dëmshpërblimin e banorëve. E dyta, të fshihte faktin se për ditë të tëra nuk prodhoi energji elektrike, duke lejuar edhe rritjen e lartësisë së ujit në Koman, që është një liqen me kapacitet realisht të kufizuar dhe mbushet dhe stërmbushet nga lumenjtë e rrëmbyer brenda një kohe të shkurtër.
Reshjet ishin të paralajmëruara, por të gjitha këto nuk e penguan dyshen Rama-Balluku që të importonte energji me 230 euro megavati, në një kohë kur portat hapeshin dhe shkonin në det duke ndëshkuar shqiptarët.
Ky do të ushqejë me mashtrime. Ai është në foltore dhe jam e sigurtë që mashtron dhe po thotë se fajin e ka Saliu. Për Shkodrën ka alergji se nuk e voton Shkodra. E siguron si armik. Berisha akuzon ramën se nuk njoftoi qytetarët se do të kishte shkarkime.