Xama: Veriu përmbytet sa herë ka reshje, pushteti duhet të marrë masa që të zhvendosen banorët
Në “Ora e Betit” në RTV Ora, nga Beti Njuma, gazetarja Ola Xama u shpreh se sa herë ka reshje, zona nën HEC-et e veriut ka përmbytje.
Ajo tha se për përmbytjet e asaj zone kanë frikë të gjithë, duke filluar nga banorët që kanë ndërtuar pa kriter, deri tek pushteti lokal dhe qendror.
Xama: Sa herë ka reshje, ajo zonë ka përmbytje. Unë kam raportuar nga ajo zonë prej vitesh situatën dhe shkarkimet nga HEC-et. Faj kanë nga pak të gjithë, ata që kanë ndërtuar në mënyrë kaotike, ta që kanë lënë atë zonë në atë gjendje. Sa herë ka shi mbushet baseni dhe shkarkohet. Jemi me dy HEC-e që nuk mbajnë dot rezervë.
Çfarë politikash ka marrë pushteti lokal dhe vendor për t’i zhvendosur këta njerëz. Këto HEC-e janë investime strategjike. Përse nuk janë marrë masa që të zhvendoset kjo popullsi, por sa herë ka shi shkojmë dhe bëjmë foto.

