Marka: I blejmë ushqimet po aq sa Gjermania, qeveria e ka mendjen të vjedhë dhe te koncesionet

Në “Ora e Betit” në RTV Ora, nga Beti Njuma, pedagogu Jani Marka u shpreh se shqiptarët i blejnë ushqimet pak a shumë sa gjermania, ndërsa niveli i të ardhurave është rreth 8 herë më pak.

Ai tha se buxhetin nuk mund të shohim të veçuar, pasi kemi një qeveri që e ka mendjen që të vjedhë dhe t’i dërgojë paratë për koncesione.

Marka: Shqiptarët i blejnë ushqimet pak a shumë sa Gjermania, ndërsa niveli i të ardhurave është rreth 8 herë më pak. Prandaj varfëria është ulur këmbëkryq në vend. Më vjen keq që çdo 2-3 vite shohim përmbytje të jashtëzakonshme në veri dhe nuk ka parashikim të kanaleve dhe hidrovorëve.

Buxhetin nuk mund të shohim të veçuar, pasi kemi një qeveri që e ka mendjen që të vjedhë. Edhe ky buxhet përpos disa zërave, e ka mendjen për koncesion. Ndërsa për investime rrugore, 50% e tyre do të shkojë për tunelin e Samir Manes në Llogora. As rritjet e pagave dhe pensioneve nuk mbulojnë inflacionin e ushqimeve.