Tabaku: Absurde diskutimi i buxhetit pa paketën fiskale, në kuvend edhe debati për Portin e Durrësit
Në “Ora e Betit” në RTV Ora, nga Beti Njuma, deputetja demokrate Jorida Tabaku u shpreh se për herë të parë është diskutuar buxhetin, pa paketën fiskale që është absurde.
Sipas saj, nesër në kuvend përpos buxhetit do të ketë diskutime edhe për projektin e ri të portit të Durrësit, ndërsa është kërkuar edhe interpelancë me Ramën.
Tabaku: Për herë të parë kemi diskutuar buxhetin, pa paketën fiskale që është absurde. Nuk mundtë diskutohen buxhetet në sallën e kuvendit dhe aty të jetë bosh gjatë gjithë ditës. Kështu i ulet vlera fare parlamentit dhe komisioneve parlamentare. Nuk ka ndodhur ndonjëherë që të kemi edhe ligje të tjera në diskutim bashkë me buxhetin.
Kërkesa për interpelancë me kryeministrin është e rëndësishme, por akoma nuk e kanë zhvilluar një interpelancë kaq te shkurtër. Nesër është edhe debati për portin e Durrësit dhe shpresoj që të mos kalojë më atë zhurmën që ndodhi në komision ku u përballën edhe me ofendime.
