Tabaku: Absurd krahasimi me 2010 nga Rama, duhet të ishte shpallur gjendja e jashtëzakonshme
Në “Ora e Betit” në RTV Ora, nga Beti Njuma, deputetja demokrate Jorida Tabaku u shpreh se sa herë vjen puna për buxhetin, koncesionet apo përmbytjet, Rama shkon se si ishim në vitin 2010.
Sipas saj, një krahasim i tillë është absurd dhe tha se gjendja e jashtëzakonshme duhet të ishte shpallur për shkak se impaktuan një sërë familjesh.
Tabaku: Sa herë vjen puna për buxhetin, koncesionet apo përmbytjet, shkon se si ishim në vitin 2010 dhe se si jemi sot. Për mua është e pakonceptueshme që të krahasohet qeveria me se si ishte para 12 vitesh. Gjendja e jashtëzakonshme duhet të ishte shpallur për shkak se impaktuan një sërë familjesh dhe për shkak se qeveria dështoi që të parashikonte situatën.
Kur qeveria është e paaftë për të menaxhuar këtë situatë, atëherë duhet shpallur gjendja e jashtëzakonshme. Për mua është e pakonceptueshme se si mund të hapeshin digat pa u njoftuar pushteti lokal dhe pa u koordinuar me ta. Kemi parë një mungesë transparence dhe nuk është mbledhur shtabi i emergjencës. Prandaj kërkuam gjendjen e emergjencës edhe për të menaxhuar kaskadën dhe burimet hidrike.
