Dhunohen banorët e pallatit 136/ U dorëzoi shkresën për shembje, polici i godet pas rezistencës

Banorët e pallatit 136 kanë denoncuar dhunën e ushtruar ndaj tyre në momentin kur i kanë kërkuar të lënë banesat pasi objekti do të shembej. Duke denoncuar edhe për veprim abuziv, ata shprehen se ndërtesa nuk është e dëmtuar, por sheshi kërkohet për interesa të tjera.

Këto janë pamjet nga dhuna e ushtruar ndaj banorëve të pallatit 136 në Tiranë. Shkak i konfliktit është bërë kërkesa prej bashkisë për të dalë nga shtëpitë, pasi ndërtesa do të shembej me argumentin e dëmtimit nga tërmeti.

Familjet e kanë konsideruar shkresën e paligjshme, ndërsa dënoncojnë shkeljet.

"Gent Alizoti po e vendoste në hyrje të pallatit njoftimin. Doli banori dhe po i fliste, i tha çfarë është kjo pa protokoll, asgjë. Ai u acarua, e qëlloi banorin, e shtriu përdhe."

Rastin thonë që e kanë denoncuar në polici, prej së cilës kërkuan dhe masa. Por as për forcat e rendit nuk kanë munguar akuzat.

"Në kanë bërë presion, lironi banesat!"

"Të premten për të hënën na kanë thënë hiqni plaçkat, ne si kemi hequr.Policët e rendit e thanë."

"Mbetëm duke ruajtur pallatin, nuk po shkojmë as në punë."

Banorët thonë se pallati nuk ka pasur dëmtime nga tërmeti.

"Ne na kanë thënë për riparim dhe e kthyen më pas. Kanë interesa të tjera."

Për këtë problematikë ata kanë edhe një çështje të hapur në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë prej së cilës presin vendimin.

Dhunohen banorët e pallatit 136/ U dorëzoi shkresën për

Dhunohen banorët e pallatit 136/ U dorëzoi shkresën për