Salianji reagon për arrestimin e efektivit për vjedhje: Polic në Shqipëri, skifter në Itali!
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar në lidhje me arrestimit e 27-vjeçarit shqiptar, Klisman Nikolli, në Itali për vjedhje, i cili tha par autoriteteve atje se është efektiv policie në Shqipëri.
"Polic në Shqipëri, skifter në Itali! Diten punon në patrullën e përgjithshme të policisë, natën kapet në Itali duke vjedhur banesa. Rasti skandaloz nuk është i vetmi, qeveria përzgjedh, rekruton dhe sugjerohet nga bandat kriminale në emërimet në polici. Këta i ka të ngjashëm, me këta kryen paligjshmëritë, lejon kultivimin dhe trafikun e drogës, lejon kontrabandën dhe ndërtimet, këta maskarenj i ka vendosur në shpinë popullit! Dita po u vjen! Protesto!"
"Jam një polic shqiptar", ka deklaruar Klisman Nikolli 27 vjeç ka deklaruar para prokurorit italian Rudolfo Piccin, që sëbashku me nënprokurorin Carmelo Barbaro kanë lëshuar urdhërin e arrestit me burg ndaj tij dhe ndaj dy shqiptarëve të tjerë Viktor Bilani, 30 vjeç, e Flor Koca 35 vjeç.
Akuza ndaj tyre është grabitja e 18 vilave dhe banesave në territoret e komunave Portogruaro, Concordia Sagittaria, San Michele al Tagliamento, Azzano Decimo, Chions e Musile di Pia, të rajoneve Veneto e Friuli.
Të tre shqiptarët janë arrestuar pak orë para se të udhëtonin drejt Shqipërisë sëbashku më mallin e grabitur.
