Bënë kërdinë në vilat e italianëve, arrestohen 3 'skifterët' shqiptarë, njëri polic
Një polic shqiptar është arrestuar nga autoritetet italiane me akuzën e pjesëmarrjes në një bandë kriminale që kishin kryer disa grabitje në Itali.
"Jam një polic shqiptar", deklaroi Klisman Nikolli, 27 vjeç, para prokurorit italian Rudolfo Piccin, që sëbashku me nënprokurorin Carmelo Barbaro kanë lëshuar urdhërin e arrestit me burg ndaj tij dhe ndaj dy shqiptarëve të tjerë Viktor Bilani, 30 vjeç, e Flor Koca 35 vjeç.
Akuza ndaj tyre është grabitja e 18 vilave dhe banesave në territoret e komunave Portogruaro, Concordia Sagittaria, San Michele al Tagliamento, Azzano Decimo, Chions e Musile di Pia, të rajoneve Veneto e Friuli.
Të tre shqiptarët janë arrestuar pak orë para se të udhëtonin drejt Shqipërisë sëbashku më mallin e grabitur.
Para prokurorëve italianë kanë zgjedhur të heshtin e të mos u përgjigjen pyetjeve, ndërsa kërkesa e avokates mbrojtëse për të lehtësuar masën e ndalimit me burg është hedhur poshtë pasi për autoritetet italiane, tre të arrestuarit konsiderohen persona në rrezik arratisje e largimi nga territori italian.
KAPJA
Më 16 nëntor, një banor i guximshëm i Musile di Piave parandalon vjedhjen në shtëpinë e tij dhe ndjek hajdutët.
“Ishin dy", raportoi ai te karabinierët.
"I pashë të hipnin në një Mondeo, në sediljen e shoferit ishte një njeri i tretë”.
Të nesërmen, gruaja që kujdesej për akomodimin njofton shërbimin se qëndrimi është pezulluar. Të tre shqiptarët po largohen.
Pikërisht në këtë moment prokurori i Pordenones vë në lëvizje policinë.
Ata gjetën dhe sekuestruan 119 bizhuteri ari, mes tyre dy unaza martese me datën dhe emrin e një gruaje, 9 kapele bejsbolli, një tub dhe kaçavida.
Tre të rinjtë shqiptarë përfunduan në pranga, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rastit dhe mbi të gjitha për kthimin e mallit të vjedhur te viktimat.
ME SHUME: Menjëherë pas kësaj policia udhëroi përjashtimin e policit, i cili ishte djalë dëshmori

