Dimri erdhi, qytetarët: Do ngrohemi me batanije, s’kemi mundësi të blejmë dru

Teksa temperaturat janë ulur ndjeshëm dhe në shumë zona të vendit ka nisur të bie dëborë, në juglindje qytetarët kanë ndezur zjarret për ngrohje. Në Korçë shprehen se çmimet e larta të druve kanë bërë që sasia e blerë të reduktohet këtë vit, dhe ngrohja të bëhet edhe me batanije.

Malet e Korçës u rrëthuan me dëborë të marten.

Ulja e temperaturave bëri që qytetarët të ndiznin zjarrin në shtëpi për ngrohje.

Çmimi i lartë i energjisë elektrike, dhe kriza ekonomike ka bërë që ngrohja me korrent të reduktohet.

Qytetarët thonë se dhe çmimi i druve këtë vit është mjaft i lartë dhe i papërballueshëm për ta.

“Kemi blerë 75 mijë lekë metri, ëshët shumë e vështirë.”

“Drutë vajtën shumë shtrenjtë, është vetëm fillimi.”

“Është shumë shtrenjtë.”

Ata që kanë më pak mundësi, zgjidhjen e vetme i kanë batanijet.

“Tani ne 2 veta jemi, me të kursyer, pensionistë.”

“Në dorë të perëndisë jemi, me se do të ngrohemi?”

“Me batanije do të ngrohemi, me plakën të mbështillemi atje.”

Në bashkitë e juglindjes ka çmime të ndryshme të tregëtimit të drurit të cilat variojnë nga 35 mijë lekë në bashkinë e Ersekës e deri ne 85 mijë lekë në atë të Korçës e cila ka mungesë të drurit të zjarrit.