Shiu rikthen trafikun, ekspertja e Rrugores: Rritet numri i qytetarëve që përdorin mjetet private

Fluksi i lartë i lëvizjeve dhe përdorimi i mjeteve private në ditët me reshje shikohen nga policia rrugore si shkaqet kryesore të trafikut të rënduar në kryeqytet. Qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë është kufizuar në orare pasi në pjesën e parë të ditës krijonte radhë të gjata automjetesh.

Fluksi i larë i lëvizjes së automjeteve shikohet nga policia rrugore si shkak për trafikun e rënduar në Tiranë.

Sipas specialistes së trafikut Olta Lami piku i lëvizjeve konstatohet kryesisht ditën e hënë dhe të premte ndërkohë që në ditët me shi qytetarët nuk preferojnë transportin duke lëvizur me mjetet private.

“Ka një shtim të hënave dhe të premteve në ditët e hyrjes dhe të daljes në kryeqytet jo vetëm nga banorët e kryeqytetit por edhe nga të ardhurit. Shumë prej njerëzve zgjedhin të përdorin mjetet e tyre personale në këtë mot në këto ditë me shi dhe nuk konsiderohet shumë i përdorshëm transporti publik dhe kjo sjell një shtesë në trafikun urban.”

Shpesh herë sinjalistika rrugore apo defektet e semaforëve kanë ndikuar në përkeqësim të situatës, ku është dashur që trafikun ta morniontojnë efektivat e policisë së qarkullimit.

“Duke qenë se për shkak të motit të keq ka pasur ndërprerje të energjisë në shumë sinjalistika, shumë semafor të kryeqytetit ëshët dashur ndërhyrja e puonjsit të policisë që pavarësisht motit të keq ka menaxhuar trafikun.”

Lami tregon se policia e Tiranës së bashku me autoritetin rrugor kanë ndaluar hyrjen e mjeteve të tonazhit të rëndë në rrugët e kryeqytetit para orës 9 të mëngjesit pasi ka rezulton se janë një nga shkaktarët e krijimit e trafikut

“Duke qenë se në kryeqytet qarkullojnë jo vetëm autovetur por dhe mjete të tonazhit të rëndë apo mjetet që transportojnë mallëra të përzier që ngarkojnë apo shkarkojnë mallra në markete apo supermarket janë një shtesë e trafikut, por është gjetur një zgjidhje. Këto mjete do të qarkullojnë me orar të reduktuar dhe nuk do të lejohen të qarkullojnë në pikun e trafikut që është orari 7 me 9. Është lejuar që ata të qarkullojnë vetëm në unazë të madhe për të mos u bërë pengesë e trafikut."