Yuri Kim: Kandidatët për kreun e SPAK janë konfirmuar, të përzgjidhet pa manipulime dhe ndikime

Ambasadorja Yuri Kim përmes një Twitter shkruan se kandidatët për kreun e ardhshëm të SPAK janë konfirmuar dhe se është thelbësore që procesi të jetë transparent.

Ambasadorja shton se Procesi i përzgjedhjes duhet të jetë pa manipulime nga ata që kërkojnë të bllokojnë ose ndikojnë në drejtësi.

Yuri Kim: Tani që kandidatët për kreun e ardhshëm të SPAK janë konfirmuar, është thelbësore që procesi të jetë transparent në mënyrë që shefi i ardhshëm (1) të zgjidhet në bazë të kualifikimeve dhe historikut dhe (2) të jetë i aftë dhe i vendosur për të intensifikuar luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Procesi i përzgjedhjes duhet të jetë pa manipulime nga ata që kërkojnë të bllokojnë ose ndikojnë në drejtësi, nga ata që preferojnë mënyrat e vjetra dhe për rrjedhojë kundërshtojnë reformën në drejtësi. Taktika të tilla i përkasin një të shkuare që ka dëmtuar shumë njerëz. SPAK - si reforma në drejtësi - duhet të jetë e ardhmja e Shqipërisë.