Ministria e Arsimit pezullon mësimin edhe për nesër në 14 shkolla në Shkodër

14 shkolla në Shkodër nuk do të zhvillojnë mësim as ditën e nesërme. Vendimi u mor nga Ministria e Arsimit.

Edhe pse situata në përgjithësi paraqitet e përmirësuar, në zonën e Shkodrës ka ende vështirësi në infrastrukturën rrugore, thotë MAS.

Për këtë arsye në 14 shkolla ku mësojnë 210 nxënës, mësimi do të pezullohet edhe për ditën e nesërme.

Nga këto shkolla vetëm njëra prej tyre është shkollë qendër, ndërsa 13 të tjerat janë shkolla vartëse.

1. Shkolla “Mehmet Shpendi”, Shalë

2. Shkolla “Theth”, Shalë

3. Shkolla “Gimaj”, Shalë

4. Shkolla “Dom Prek Ndrevashaj”, Shosh

5. Shkolla “Palaj”, Shosh

6. Shkolla “Nicaj”, Shosh

7. Shkolla “Kir”, Pult

8. Shkolla “Kasnec” , Pult

9. Shkolla “Pog” , Pult

10. Shkolla “Bruçaj”, Pult

11. Shkolla “Plan” , Pult

12. Shkolla “Maja e Thanës” , Pult

13. Shkolla “Xhan” , Pult

14. Shkolla “Kuc” , Pult

Strukturat tona arsimore vijojnë të jenë në kontakt të vazhdueshëm me bashkitë dhe shtabet e emergjencave të ngritura nëpër qarqe.

Ndërkohë, Ministria e Arsimit do të marrë të gjitha masat e nevojshme për zëvendësimin e orëve të humbura në javët në vijim.