“Situata problematike në Lezhë”, kryebashkiaku Ndreu: E paparashikuar, janë bërë shumë punime këto vite
Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu në një intervistë për Ora Neës me gazetarin Sebastian Zonja foli rreth situatës së krijuar në Lezhë për shkak të përmbytjeve.
Gazetari: Si paraqitet situata në Lezhë?
Pjerin Ndreu: Situata akoma është problematike që të jemi realist për arsye se ka fryrje të lumit të Gjadrit, i cili në disa vende ka dalë nga shtrati. Është përmbyt fshati Zojs dhe fshati Grash, kemi probleme dhe në Torovicë. Ajo që është pozitive është se nuk kemi probleme në njerëz. Nuk kemi pasur problematikë rreziku potencial tek familjarët. Shpresojmë se me një stabilizim të motit sasia e ujit të bie.
Gazetari: Sa mund të përsëritet situata e përmbytjeve si ajo e 2010-2011-tës?
Pjerin Ndreu: Nuk mendoj se do të përsëritet 2010, 2011 vetëm nëse do të jetë e njëjta sasi shiu në vazhdim. Ndoshta problematika mund të agravojë. Mendoj se pjesa më e rrezikshme ka kaluar. Ne jemi në terren dhe po shikojmë të mos kemi rrezik në njerëz.
Gazetari: Si e sheh shpalljen e një gjendje emergjence?
Pjerin Ndreu: Ka disa banesa ku ka hyrë uji, të tjera janë të rrethuara nga uji. Ne po e mbajmë situatën nën kontroll. Po lëvizim nga një zonë në një zonë tjetër, për t’ju dhënë kurojo banorëve dhe për ti ndihmuar në ndonjë problematikë. Ne si bashki për 3 vjet kemi hapur 400 km kanale kulluese ne nuk pretendojmë më të shkojmë në situatat e mëparshme. Janë bërë shumë punime këto vite që kanë përmirësuar sistemin kullues.
Paralajmërim për këdo që ka pasur Covid mbi efektet anësore
21 Nëntor, 16:55
Gazetari: Pse përsëritet e njëjta situatë?
Pjerin Ndreu: Situata të tilla janë të paparashikuara. Nuk është e njëjta situatë si vitet e tjera. Bëhet fjalë për zona të izoluara. Për shkak të punës së bërë në shumë zona është neutralizuar. Përmbytjet ndodhin në shumë shtete por ne kemi arritur ta mbajmë nën kontroll dhe të mos jemi në situata alarmante.

