Identifikohet çifti shqiptar që u gjet i vdekur në Itali, autori i krimit vret veten
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Nëntor 2022, 10:19
Çifti shqiptar i cili u gjet i vdekur në banesën e tyre në Venezia, Itali është identifikuar.
Gazetarja e Ora News Alba Kepi informon se bëhet fjalë për Mynevere Karabollaj 37 vjeç dhe Flonino Mërkuri 23 vjeç.
Ata u gjetën të vrarë mbrëmjen e 20 nëntorit, në banesën e tyre, nga plagë të shkaktuara nga thika. Një armë u gjet në banesë, por nuk ishte përdorur.
Burime bëjnë me dije se autori i krimit që ishte ish-burri i gruas së vrarë, ka vrarë veten në një kompani në Mira, pranë Venezias, por për këtë ende nuk ka një informacion zyrtar nga policia italiane.

Vendi i krimit

Mynevere Karabollaj

Mynevere Karabollaj dhe Viron Karabollaj
