Probleme gjatë natës me akset në jug të vendit, rënie gurësh e zona pa energji elektrike

Probleme gjatë natës me akset në jug të vendit, rënie

Koha e keqe në 8 orët e fundit ka krijuar probleme në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë në vendin e quajtur "Shkalla e Zezë" në Ballaban në aksin Ballaban-Këlcyrë, në aksin rural Valare-Çajup, në aksin Suhë-Zagorie, në aksin Ura e Kardhiqit-Sarandë afër tunelit te Skërficës, në aksin rural Kolonjë- Golem dhe në aksin rural Zenelaj-Zhulat.

Gazetari i Ora News informon se në të gjitha këto akse në 8 orët e fundit ka pasur bllokime të cilat u riparuan në kohë nga ARRSH Rajoni jugor.

Ndërkohe koha e keqe ka krijuar probleme me furnizimin me energji elektrike në Njësitë Administrative Luftinje Bashkia Memaliaj, Piskovë e Frashër Bashkia Përmet, Zagorie Bashkia Libohovë, Dropull i Sipërm Bashkia Dropull,Odrie Bashkia Gjirokastër.

Po punohet me intesitet për pastrim të gurëve të përrenjëve në rrugët e brendshme të Gjirokastrës, Libohovës, Përmetit, Këlcyrës, Dropullit, Tepelenës, Memaliajt si dhe në të gjitha njësitë administrative pas vërshimit të ujërave.

Probleme gjatë natës me akset në jug të vendit, rënie Probleme gjatë natës me akset në jug të vendit, rënie Probleme gjatë natës me akset në jug të vendit, rënie