Përroi rrezikon urën në Kukës, rezervuari në Tropojë rrezikon shembjen e digës
I gjithë territori i Qarkut Kukës vazhdon të jetë i përfshirë nga reshje shiu me intensitet mesatar.
Nga informacioni i marrë nga terreni rezulton se:
Rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht.
Ka patur rënie inertesh dhe gurësh si dhe bllokime tumbinosh. Nga subjektet kontraktore është punuar gjatë gjithë kohës për pastrimin dhe mbajtjen funksionale të tyre.
Rrugët janë të qarkullueshme, përveç rrugës që lidh fshatin Shipshan me rrugën nacionale Bashkia Tropojë si rezultat i rrëshqitjes së dherave.
Në rrugën që lidh lagjen Balshaj të fshatit Tropojë e Vjetër si rezultat i prurjeve të mëdha të përroit rrezikohet një urë.
Është një urë në fshatin Kepenek dhe një në fshatin Zogaj në Bytyq, bashkia Tropojë të cilat paraqesin problematika.
Rezervuari në fshatin Zherkë, bashkia Tropojë ka shembje dige dhe mbushje në ekstrem si rezultat i prurjeve të medha.
Nga bashkia Tropojë janë marrë masat për evakuimin e familjeve të rrezikuara.
Furnizimi me energji elektrike është normal përveç fshatrave Pistë, Mgull, Qam dhe Gëdheshtë bashkia Kukës, fshati Vranisht bashkia Has, fshatrat Dragobi, Valbonë, fshati Llugaj, fshati Berishë dhe Njësia Administrative Lekbibaj, bashkia Tropojë.

