Moti i keq në vend, lumi Ishëm del nga shtrati
Nga Mark Brunga Përditësimi i fundit 21 Nëntor 2022, 08:31
Mëngjesin e sotëm konstatohet se Lumi Ishëm në Qarkun e Durrësit ka dalë nga shtrati.
Në grykëderdhje janë përmbytur disa sipërfaqe me toka bujqesore.
Niveli i ujit në disa zona të përmbytura sipas banorëve ka shkuar në rreth 30-40 cm.
Ndërkohë që situata në zonë është nën monitorim të vazhdueshëm, pasi priten prurje më të shumta në orët në vijim me shtimin e ujrave që grumbulllohen në këtë lumë nga shirat që kanë rënë në zona malore të Tiranës
