Tragjedia në Malësi e Madhe/ I mori rrjedha e përroit, gjenden pas 16 orësh trupat e pajetë të babë e bir

Janë gjetur trupat e pajetë të babë e bir të cilët i mori rrjedha e përroit një ditë më parë në Malësi të Madhe. Dy familjarët janë viktimat e para të përmbytjeve në vendin tonë ndërsa trupat e tyre u gjetën pas 16 orë kërkimesh

Pas 16 orësh kërkimesh janë gjetur babë e bir të cilët I mori rrjedha e ujit një ditë më parë në Malësi të Madhe.

Policia njoftoi se trupat e viktimave u gjetën gjatë rrjedhës së përroit të thatë në  “Grykë Lugje”, të njësisë administrative Shkrel.

Pjeter Rushaj 50 vjeç i biri Jason vetëm 14 vjeç, dhe vajza 19 vjeç po udhëtonin të dielën me makinë, kur I ka marrë rrjedha e përroit.

Vajza arriti që të shpëtonte edhe falë ndihmës së shpejtë të një banori aty, por babë e bir nuk arritën që të dilnin nga makina.

16 orë pas ngjarje policia njoftoi se ka gjetur trupat e pajetë të babë e bir, duke konfirmuar kështu viktimat e para nga  përmbytjet masive që kanë përfshirë vendin.

Dhjetëra shtëpi, dhe qindra hektarë tokë në vendin tonë janë nën ujë kryesisht në zonat veriore të vendit, nga reshjet e shiut të nsiura mbrëmjen e së shtunës.

Tragjedia në Malësi e Madhe/ I mori rrjedha e përroit, gjenden

Pjeter Rushaj 50 vjeç, i biri Jason