Moti i keq në vend, ja akset e bllokuara në Shkodër, Pukë e Malësi e Madhe
Gjatë natës kanë vijuar reshjet e shiut në territorin e Qarkut Shkodër.
Deri në orët e vona të natës kanë vijuar edhe operacionet e evakuim-shpëtimit në lagjet Kuq, lagjen Ajasëm dhe Bërdicë.
Ndërkohë është ndërprerë qarkullimi në aksin Shkodër - Tiranë tek Harku i Bërdicës për shkak të prezencës së ujit rreth 50 cm dhe për shkak të dëmtimit të urës së vjetër të Bahcallëkut ku mbeturinat e saj janë përplasur në urën ekzistuese.
Ushtria me mjete tokësore dhe ujore për evakukuimin në rast nevoje të komunitetit dhe strukturat e qarkullimit rrugor për ndalimin e përdoruesve të mjeteve në këtë aks rrugor, ndodhen në zonë.
Niveli i lumenjve
Lumi Drin, kuota kritike 7,50, aktuale, 7,40,
Ura e Bunës Liqeni, kuota kritike, 8,70, Aktuale, 7,50.
Ka rënie të niveleve rreth 20 cm në raport me ditën e djeshme, por konstatohet rritje e sipërfaqes së përmbytjes.
Njolla e përmbytjes është përhapur në fushën e Obotit dhe të Dajçit duke e rritur sipërfaqen e përmbytur rreth 70 ha në raport me dje.
Furnizimi me Energji
Në Rajonin Shkodër ka abonenntë pa energji në zonat rurale të Kelmendit, Bushatit, Rrencit, në total reth 560 familje.
Situata e shkollave
Situata e raportuar nga Institucionet Arsimore në varësi të ZVAP Shkodër është si më poshtë:
Nga 80 godina shkollore shtetërore, në 27 godina nuk mund të zhvillohet procesi mësimor pasi ka probleme me rrugët. Rritja e nivelit të përrenjve ose e lumenjve bëjnë të pamundur lëvizjen e drejt shkollave.
Situata e akseve nacionale
Pavarësisht reshjeve të dendura të shiut të gjithë akset e kontraktuara nga DRV në territorin e Qarkut janë të qarkullueshëm.
Vetëm segmenti Dedaj- Bogë në km 5 dhe 13 si rezultat i daljes se dy përrenjve nga shtrati mbi trupin e rrugës kalimi bëhet me rrugët alternative.
Në segmentin Q.Laç-Koman si rezultat i reshjeve të shiut, ka çedim të trupit të rruges dhe shembjen e një muri mbajtës. Kalimi aty është një kalimësh.
Segmenti Shkodër-Lezhë tek harku i Berdicës vazdon të jetë i bllokuar nga uji. Kalimi bëhet nga Guri i Zi.
Në Bashkinë Malësi e Madhe disa rrugë rurale si në Kastrat, Shkrel dhe Kelmend janë të bllokuara nga inertet për shkak të shirave të rënë.
Në Bashkinë Vau i Dejes ka patur gjatë gjithë natës reshje me intensitet mesatar. Përroi Gllinë vazhdon të mbetet problematik. Në Bushat vazhdon të mbetet problem rruga kryesore e fshatit Ashtë.
Në fshatrat Mali i Jushit, Hoten, Rranza,Bushat janë 10 familje që kanë prezence uji në banesa në lartësi 30 cm si dhe 1711 ha tokë bujqësore nën ujë.
Ka dalje të përronjve nga shtrati në fshatin Hajmel dhe Paçram që për pasojë ka vërshime të ujërave në rrugët kryesore të fshatrave dhe sipërfaqe toke bujqësore nën ujë.
Lumi Gjadër vazhdon të mbetet problematik në NjA,Vig Mnele. Vazhdon të mbetet evident rreziku I shëmbejs së urës Gjinaj qe lidh aksin kryesor rrugor të fshatit Mnelë më fshatin Vig.
Në Temal, vazhdon të jetë problematike renia e interteve nga rëshqitja e gurëve nga mali(konkretisht në rrugën e Komanit).
Në Shllak, vazhdon të jetë problematike shëmbja e rrugës kryesore që të çon në Nj Ad, në fshatin Vukaj me gjatësi 4 km.
Në Bashkinë Pukë ka rreth 27 km rrugë rurale të dëmtuara në njësitëAdministrative Qelëz, Rrape, Luf Qerret dhe Gjegjan.