Moti i keq/ Reshje dëbore në Tamarë - Vermosh e Qafë Thore - Theth

Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka rënë intensiteti i reshjeve të shiut në të gjithë vendin ndërsa në aksin Tamarë-Vermosh dhe Qafë Thore-Theth ka pasur reshje dëbore.

Gjatë ditës së sotme po punohet për pastrimin e rrugëve.

Për momentin në aksin Shkodër-Lezhë në pikën Harku i Bedicës, vazhdon devijimi i makinave në rrugën e Gurit të Zi dhe në Dedaj-Bogë vazhdon devijimi për në rrugën alternative.

Kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren për të mbajtur qarkullimin në normalitet.