Bilanci në Shkodër: Gati 2 mijë ha nën ujë, 482 banesa të përmbytura. Bardh Spahia del në terren

Kryetari I bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia shkoi sot vetë në terren për të monitoruar situatën nga reshjet e shiut të cilat kanë vijuar githë natën.

Deri në orët e vona të natës kanë vijuar edhe operacionet e evakuim-shpëtimit në lagjet Kuq, lagjen Ajasëm dhe Bërdicë.

Janë 30 familje të evakuara dhe gjithsej 482 shtepi me presence uji në oborre dhe ne brendësi të banesave. Siperfaqe totale e përmbytur 1855Ha

Eshtë ndërprerë qarkullimi në aksin Shkodër - Tiranë tek Harku i Bërdicës për shkak të prezencës së ujit rreth 50 cm dhe për shkak të dëmtimit të urës së vjetër të Bahcallëkut ku mbeturinat e saj janë përplasur në urën ekzistuese.

Ka rënie të nivelit të ujit rreth 20 cm në raport me ditën e djeshme, por konstatohet rritje e sipërfaqes së përmbytjes njofton emergjencat civile. 

Njolla e përmbytjes është përhapur në fushën e Obotit dhe të Dajçit duke e rritur sipërfaqen e përmbytur rreth 70 ha në raport me dje.

 Bashkia Shkodër

Të dhënat nga Institucioni i Prefektit të qarkut Shkodër

Siperfaqe totale e përmbytur 1855Ha

Nj.A. Ana e Malit

1.      Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1000 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë

2.      Rruga e Obotit - Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 65 cm.

3.      Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jasht funksionit

 Nj.A Dajç

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 120 Ha, kryesisht në fshatrat Mushan, Shirq, Pentar.

2. Rruga që lidh fshatrat Pentar- Ças ka presence uji ( nuk kalohet me mjete te ulëta)

Nj.A.Velipojë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 165 Ha.kryesisht fshatrat Baks, Luarz. Ças.

Nj. A. Guri i Zi

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 500 Ha, kryesisht në fshatrat Kuç dhe Rrenc.

Nj.A.Bërdicë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 70 Ha, konkretesht në fshtrat Trush,Berdicë e Siperme.

Familje të evakuara:

Janë 30 familje të evakuara, gjithsej 130 përsona, kryesisht nga Njësitë Administrative :

Nj. Administrative Guri I Zi, 13 familje (48 përsona)

Nj. Administrative Bërdicë, 12 familje (50 Përsona)

Lagja Nr.4,  3 familje (7 Persona)

Lagja nr. 1,  2 familje ( 7 Përsona)

Të akomoduar në konvikt 2 familje ( 7 përsona), ndërsa pjësa tjetër tek të afërmit .

Shtepi me presence uji në oborre dhe ne brendësi të banesave gjithsej 482 banesa.

1.      Guri I Zi 250 banesa

2.      Bërdicë 102 banesa

3.      Lagja Nr.4, 30 banesa

4.      Lagja nr. 1, 100 banesa