Qarkut Elbasanit paraqitet i qetë pavarësisht reshjeve, rrugët të gjitha të hapura

Shtabi i Emergjencave Civile po monitoron situatën në Bashkinë e Elbasanit ku për momentin reshjet kanë filluar me një intensitet të lartë, ritëm ky që parashikohet gjatë gjithë mbrëmjes.

Për momentin nuk ka asnjë raportim për problematika si në zonat rurale, ashtu dhe në zonën urbane.

Ekipet e bashkisë janë në terren, në komunikim të vazhdueshëm me strukturat lokale për të sinjalizuar dhe përballuar çdo të papritur.

Ndërsa i bëhet thirrje banorëve të Elbasanit të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe për çdo problematikë t’i drejtohen strukturave lokale.

Reshjet e shiut gjatë ditës së stome kanë qenë të lehta deri në mesatare e me shtrirje në gjithë qarkun.

Nga ky qark rezulton se:

-Rrugët janë të hapura për qarkullimin e mjeteve.

-Furnizimi me energji elektrike është i plotë pa ndërprerje.

-Prurjet e lumenjve e përrenjve janë të ulëta e nuk paraqesin rrezik.

-Niveli i rezervuarëve është brenda parametrave të sigurisë.

Strukturat e sektorëve të Emergjencave Civile në 7 bashkitë e qarkut janë në gatishmëri për çdo situatë e cila do të vijojë edhe në orët në vijim.