Aksident gjatë garës me makina kart, ndërron jetë 40-vjeçari në arenën e Shijakut
23:24 Arrestohet shoferi tjetër
Policia e Durrësit arrestoi shoferin tjetër të garës me makina në "Arena Karting Albania" ku humbi jetën një 40 vjeçar.
Gjatë garave me mjete sportive dy makina u përplasën dhe si pasojë humbi jetën A. M., 40 vjeç, banues në Fier.
Ngjarja u shënua mbrëmjen e 20 nentorit në fshatin Pjezë, Shijak.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, kanë bërë arrestimin e shtetasit F. A., 40 vjeç, banues në Tiranë.
"Mbrëmjen e sotme, në fshatin Pjezë, Shijak, te Arena Karting Albania, gjatë garave me mjete sportive, shtetasi F. A., duke drejtuar automjetin e tij, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. M., 39 vjeç. Si pasojë e përplasjes, shtetasi A. M., ka humbur jetë," informoi sot në mbrëmje vone policia e Durrësit.
Ora 21:21 Aksident gjatë garës me makina kart, ndërron jetë 40-vjeçari në arenën e Shijakut
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Pjesës, Shijak, tek Arena Kartin Albania 3.
Gjatë garave me mjete sportive, janë përplasur dy automjete dhe si pasojë e përplasjes ka humbur jetën njëri prej drejtuesve shtetasi A. M., 40 vjeç, banues në Fier.
"Në fshatin Pjesës, Shijak, tek Arena Kartin Albania 3, gjatë garave me mjete sportive, janë përplasur dy automjete. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën njëri prej drejtuesve shtetasi A. M., 40 vjeç, banues në Fier." - njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
