Reshje dhe erë në Vlorë/ Pemët e rrëzuara bllokojnë rrugët, ndërpritet energjia në disa zona

Reshjet dhe era e fortë kanë sjellë probleme në disa zona të Vlorës.

Në lagjen ‘10 korriku’ në Vlorë si rrjedhojë e erës ka pasur rrëzim të pemëve dhe bllokim të qarkullimit rrugor.

Sakaq gjatë natës era e fortë dhe reshjet kanë sjellë probleme në zonën Dukat-Fushë.

Disa pemë të mëdha kanë rënë dhe kanë sjellë probleme në qarkullim.

Është dashur ndërhyrja e efektivëve zjarrfikës për të bërë të mundur hapjen e rrugës dhe pastrimin e saj.

Ka pasur ndërprerje gjatë natës të energjisë në disa fshatra që historikisht ky problem nuk është zgjidhur si Radhimë, Dukat, Llogora, Orikum etj. Ndërprerja ka qene për pak ore dhe me pas energjia elektrike është rikthyer serish.

Në Vlorë lundrimi për mjetet e vogla lundruese dhe mjetet e peshkimit është pezulluar deri ditën e martë ora 10 e darkës.

Reshje dhe erë në Vlorë/ Pemët e rrëzuara

Reshje dhe erë në Vlorë/ Pemët e rrëzuara

Reshje dhe erë në Vlorë/ Pemët e rrëzuara