Londër, dritat e Krishtlindjeve transformojnë kopshtet e famshme
“Kew Gardens” në Londër është vendi më magjepsës për t'u vizituar në çdo kohë të vitit, por Krishtlindjet në Kew janë vërtet magjike. Është një festë e artit, dritës dhe muzikës, me atmosferë Krishtlindjesh në çdo hap.
“Kew Gardens” në Londër është vendi më magjepsës për t'u vizituar në çdo kohë të vitit, por Krishtlindjet në Kew janë vërtet magjike. Është një festë e artit, dritës dhe muzikës, me atmosferë Krishtlindjesh në çdo hap. Këtë vit ngjarja pritet më padurim pas dy edicioneve të prekura nga pandemia.
"Njerëzit kanë pasur disa vite vërtet të vështira dhe ne jemi vërtet shumë të emocionuar që mund të organizojmë ngjarjen këtë vit, njerëzit e presin me padurim," tha Nick Thompson, menaxher i eventeve komerciale, Kew gardens.
Kopshtet e famshme Kew shënojnë dhjetëvjetorin dhe tashmë organizatorët kanë prezantuar dekorin e ri me një shfaqje dritash.
"Shtegu ka 22 instalacione dhe është 2.7 kilometra i gjatë. Por gjithashtu i ndërthurur mes këtyre veprave është ndriçimi I veçantë. Ne përdorim peizazhin për të shfaqur bukurinë e natyrës në errësirë dhe në dimër," drejtuesja e aktiviteteve, Daire Basra.
Kopshtet evokojnë imazhe përrallash dhe Kew ka katër sera madhështore të vendosura brenda një peizazhi unik të gjallë prej 14,000 pemësh dhe 2,000 lloje pemësh tepër të rralla dhe të lashta.
Kew ofron shpërthime ngjyrash magjepsëse pas errësirës në peizazhin e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
