Takim urgjent për raketat në Poloni, NATO mblidhet sot për të diskutuar ngjarjen

NATO do të mblidhet urgjentisht për të peshuar reagimin ndaj sulmeve raketore në Poloni të rëna të martën në mbrëmje ku nuk përjashtohet edhe aktivizimi i nenit 5. Rusia ka mohuar të ketë lëshuar raketa drejt territorit polak.

Jens Stoltenberg do të mbledhë Këshillin e NATO-s pas raketave vdekjeprurës që lanë të vdekur dy persona në fshatin polak pranë kufirit ukrainas mbrëmjen e së martës e cila ngjalli frikën e zgjerimit të luftës me Rusinë.

Nëse hetimet provojnë se sulmet kanë ardhur nga territori rus, NATO mund të aktivizojë nenin 5 e cila i jep të drejtë Aleancës t’i kundërpërgjigjet çdo vendi që cenon një shtet anëtar.

Ushtria polake ka rritur gatishmërinë ushtarake të mërkurën pasi sulmet lanë të vdekur dy burra në fshatin Psevodu për të cilat Varshava akuzoi indirekt Rusinë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Presidenti i vendit, Andrej Duda tha se raketa ishte e prodhimit rus, megjithëse Kievi mban disa raketa stok të kohës së Bashkimit Sovjetik për sistemet mbrojtëse ajrore S-300.

Presidenti Zelenski shpejtoi për të fajësuar Moskën për incidentin dhe i kërkoi NATO-s të veprojë kundër këtij sulmi ndaj sigurisë kolektive.

Moska ka mohuar çdo përfshirje në uljen e raketës në Psevodu, duke thënë se forcat ruse nuk kryen asnjë sulm kundër objektivave pranë kufirit polako-ukrainas.

Efekt

Presidenti Biden, i cili ndodhet në Indonezi për samitin e G20-s tha se nuk besonte që raketat të vinin nga territori rus.