VIDEO/ Stambolli nuk gjen qetësi, dëgjohen disa shpërthime dhe 3 makina përfshihen nga flakët
Shpërthime të vazhdueshme u dëgjuan mbrëmjen e së martës në lagjen Fatih të Stambollit, ndërsa tre makina u përfshinë nga flakët, sipas agjencisë turke të lajmeve Mynet.
Për momentin nuk ka të dhëna për të vdekur apo të plagosur, ndërsa detajet e ngjarjes janë duke u hetuar nga policia.
Sipas agjencisë Demiroren, ngjarja ka ndodhur në rrugën Kokamustafa Pasha, e cila ndodhet vetëm 5 kilometra në perëndim të sheshit Sultanahmet, ku ndodhen atraksionet kryesore të qytetit, Hagia Sophia dhe Xhamia Blu.
Flakët nga zjarri i një makine në lagjen Fatih të Stambollit u përhapën në automjete të tjera të parkuara ndërsa zjarrfikësit luftuan për të shuar flakët.
Explosions were heard in the #Fatih district of #Istanbul. Three cars caught fire. pic.twitter.com/sFLSNl1bmL
— NEXTA (@nexta_tv) November 15, 2022