Sulmohet me bojë të zezë në Vjenë piktura e Gustav Klimt

Në Vjenë, ambientalistët e 'Gjeneratës së Fundit' kryen një tjetër sulm ndaj një vepre arti.
Dy aktivistë hodhën një bojë të zezë, mbi pikturën e Gustav Klimt ' Vdekja dhe Jeta', e ekspozuar në Muzeun Leopold .
Gjesti u bë në shenjë proteste kundër shpimit të ri të naftës dhe gazit, i cili "është një dënim me vdekje për njerëzimin".
"Bukuria e jetës nga njëra anë, pritja e vdekjes nga ana tjetër. Kështu e pikturoi Gustav Klimt "Vdekja dhe jeta" mbi 100 vjet më parë.
Sot ne po shkojmë drejt një katastrofe të përmasave të paimagjinueshme sepse ne refuzojmë të pranojmë kërcënimin vdekjeprurës”, thanë aktivistët.
Njëri prej tyre u ngjit pas fotos. Grupi tha se boja e përdorur është jo toksike dhe lehtësisht e pastrueshme.
Piktura dhe korniza nuk kanë pësuar një dëmtim të pariparueshëm.


