Kinezi vrapon në të gjithë maratonën duke pirë duhan
Nga Ora News Përditësimi i fundit 16 Nëntor 2022, 08:35

Një vrapues ka marrë të gjtihë vëmendjen gjatë një maratone vrapi për shkak se piu duhan gjatë gjithë garës.
Vrapuesi kinez i njohur si "Xhaxhai Chen" është bërë viral pasi përfundoi maratonën e Xin'anjiang në Jiande të Kinës ndërsa pinte cigare gjatë gjithë garës 42 km.
Fotot e burrit 50-vjeçar nga Guangzhou u shpërndanë në një aplikacion kinez të mediave sociale dhe organizatorët e ngjarjes ndanë certifikatën e tij të përfundimit më pas.
Përkundër asaj që mund të mendoni, aktualisht nuk ka rregulla që ndalojnë vrapuesit e maratonës të pinë duhan ndërsa garojnë.
Chen përfundoi i 574-ti në garë, me një kohë jashtëzakonisht të mirë prej 3:28:45 nga gati 1,500 vrapues.
