Shpërthim në Stamboll: Momentet para sulmit fatal, siriania i studioi mirë lëvizjet e njerëzve

Tronditja nuk ka kaluar ende në Stamboll, tre ditë pas shpërthimit të madh me bombë që ndodhi pasditen e së dielës në zemër të qytetit turk.

Për shpërthimin e rrugës Istiklal është arrestuar një grua, e cila, sipas autoriteteve turke, rrëfeu se ishte trajnuar nga Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK). Gruaja siriane, e cila u arrestua të dielën mbrëma pas shpërthimit, thuhet se ka rrëfyer se ka kryer sulmin me bombë në Avenue Istiklal në zemër të Stambollit.

Bomba, sipas informacioneve nga autoritetet turke, përbëhej nga "TNT me fuqi të lartë". Ahlam Albasir , i cili akuzohet për tragjedinë në një nga pikat më turistike të Stambollit, thuhet se i kishte studiuar shumë mirë lëvizjet e saj.

Kamerat e sigurisë nga zona e kanë filmuar atë që kur shkoi dhe u ul për rreth 45 minuta në stolat përreth vendit ku ndodhi shpërthimi.



Në pamjet e publikuara nga Drejtoria e Policisë së Stambollit shihen minutë pas minute lëvizjet e gruas. 

Janë marrë në pyetje 50 persona, mes tyre edhe sulmuesi, i cili u arrestua 10 orë pas sulmit terrorist, shtetasit sirianë që ndihmuan gruan, por edhe ajo vetë, janë në paraburgim.