Liderët e G-20 me kazma në duar mbjellin pemën e forcës dhe stabilitetit
Nga Ora News Përditësimi i fundit 16 Nëntor 2022, 12:02
Udhëheqësit e G20 kaluan ditën e fundit të Samitit të G20 në Bali duke mbjellë pemë mangrove.
Në fotot e publikuara ata shihen me kazma në duar e kapele duke mbjellur secili nga një pemë.
Pema e mangrovës përfaqëson forcën, elasticitetin dhe stabilitetin përballë vështirësive.
kjo duket se ishte një mesazh për botën në këto kohë të vështira mes luftës në ukrainë e krizës së çmimeve e inflacionit për të qenë më të bashkuar.
