VIDEO/ NASA nis me sukses misionin për në Hënë

Pas disa vonesave për shkak të problemeve teknike dhe kushteve të pafavorshme të motit, NASA  sot, nisi misionin Artemis 1  në Hënë, si pararendës i misioneve ambicioze me ekuipazh që do të vijnë në vitet e ardhshme.

Nisja e raketës  SLS  (Space Launch System), më e fuqishmja e ndërtuar ndonjëherë nga  NASA , fillimisht ishte planifikuar për në orën 01:04, megjithatë NASA njoftoi se do të ketë një vonesë. Më në fund, rreth 40 minuta pas kohës së planifikuar, nisja ishte e suksesshme.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Agjencia hapësinore amerikane njoftoi të premten e kaluar se po vazhdon shtytjen e saj për të vazhduar me nisjen më 16 nëntor të misionit pa pilot Artemis 1, pasi një inspektim i raketës SLS zbuloi vetëm dëme të vogla për shkak të uraganit Nicole që goditi Florida. 

"Asgjë nuk e pengon një nisje në atë datë,"  tha zyrtari i NASA-s Jim Free në një konferencë për shtyp.

Misioni pa pilot Artemis 1 është një provë dhe nuk ka për qëllim uljen e kapsulës Orion , e cila është projektuar për të transportuar astronautë. Misioni do të zgjasë rreth 25 ditë dhe kapsula do të kthehet në Tokë më 11 dhjetor.