Trump shpall kandidaturën për president më 2024

Donald Trump iu dha fund spekulimeve disamujore duke shpallur zyrtarisht kandidaturën për t’u bërë sërish president. Republikani tha se në mes të ekonomisë të rënduar dhe kombit të shkatërruar si rezultat i Administratës Biden do ta bëjë Amerikën sërish një komb të lavdishëm në vitin 2024.

Donald Trump ka nisur zyrtarisht fushatën për të rimarrë sërish Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024 ndërsa njoftoi kandidaturën e tij zyrtarisht.

Trump bëri njoftimin e shumëpritur të martën mbrëma në resortin e tij në Florida, Mar-a-Lago.

"Në mënyrë që ta bëjmë Amerikën sërish të shkëlqyer dhe të lavdishme, sonte po shpall kandidaturën time për president të Shteteve të Bashkuara," tha ai.

Donald Trump i dha fund spekulimeve disa mujore duke paraqitur zyrtarisht dokumentet në Komisionin Federal të Zgjedhjeve.

Ndërsa tha se nuk po kandidon për veten por për Amerikën, republikani hodhi fajësoi Biden për gjendjen ekonomike të rënduar të cilën premtoi që ta ringrejë nëse vjen në pushtet.

"Dy vite më parë, ne ishim një komb i mrekullueshëm dhe së shpejti ne do të jemi një komb i shkëlqyer sërish. Rënia e Amerikës po na shkaktohet nga Biden dhe radikalët e majtë të çmendur që drejtojnë vendin. Në dy vite Administrata Biden shkatërroi ekonominë amerikane, ne do ta ringrejmë atë sërish," tha ai.

Trump erdhi për herë të parë në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2016 pasi mundi Hillary Clintonin në një fitore të hidhur, ai u mund në vitin 2020 nga zoti Biden.

Në historinë e Amerikës, vetëm ish-presidenti Grover Cleveland mundi të rikthehej në Shtëpinë e Bardhë në vitin 1892 pasi kishte humbur njëherë.