A do të marrë mandatin e deputetes që la Duma? Nebiaj: Duhet të marr sërish kohën time...

Moderatorja dhe tashmë kandidate për të marrë mandatin e deputetes, Ori Nebijaj nëse do të jetë zëvendësuesja e Grida Dumës pas dorëheqjes së saj.

Ajo ka postuar një story në Instagram ku shkruan se kur u përfshi në politikë pati kohën e duhur për t’u menduar e për të marrë vendimin për t’u angazhuar në fushatë.

Ajo sqaron se për shkak të ngjarjeve që kanë ndodhur ditët e fundit çështja e mandatit është rikthyer me peshë e përgjegjësi edhe më të madhe për të.

Nebiaj shton se Por përtej titujve që kanë pushtuar portalet dhe me gjithë rrethanat e ndryshuara më duhet të marrë sërish kohën e saj.

Nebiaj: Komunikim i rëndësishëm! Kur unë u përfshiva në politikë pata kohën e duhur për t’u menduar e për të marrë vendimin për t’u angazhuar në fushatë. E bëra me gjithë zemër jo vetëm për të mbështetur forcën time politike por edhe për ata mijëra njerëz që me votën e tyre e përkrahën angazhimin tim politik. Për shkak të ngjarjeve që kanë ndodhur ditët e fundit çështja e mandatit është rikthyer me peshë e përgjegjësi edhe më të madhe për mua.

Por përtej titujve që kanë pushtuar portalet dhe me gjithë rrethanat e ndryshuara më duhet të marr serish kohën time për të arritur baraspeshë me besimin që mijëra votues më dhanë në zgjedhje por edhe me marrëdhënien dhe kontratën që kam me familjen time mediatike. Çdo gjë në jetë do kohën e saj…

A do të marrë mandatin e deputetes që la Duma? Nebiaj: Duhet