Peshkatarët në krizë, në Vlorë kërkojnë heqjen e TVSH mbi naftën

Peshkatarët në Vlorë thonë se po kalojnë një kohë krize. Ata shprehen se çmimi i lartë i naftës, por edhe mungesa e investimeve po ua vështirëson punën atyre. Peshkatarët e blejnë naftën pa akcizë, por duke qenë se industria e tyre shpenzoj qindra litra në një dalje në det, ata apelojnë për masa.

Rritja e çmimeve të karburanteve ka prekur pothuajse çdo sektor të jetës.

Në vendin tonë gjatë muajve të fundit karburantet kanë arritur disa herë në velrat më të larta historike.

Kjo situatë po ndikon edhe tek peshkatarët e Vlorës.

Pavarësisht se ata e marrin naftën pa akcizë, thonë se TVSH në naftë po i dëmton ato.

“Nafta  tani momentalisht ,nuk  duhet të punosh, sepse nuk del,vete te 1600 -1700 çmimi. Tani kohët e fundit, me të keq të madh, thjeshtë punojm për të mbijetuar. E para  është nafta,se pronari nuk ka interes te ne, nuk i del kostua,se ka dhe 4 punëtor të siguruar,” tha peshkatari.

Duke vendosur TVSH për naftën edhe për anijet, peshkatarët thonë se Shqipëria ndër të tjera po shkel edhe ligjin ndërkombëtar.

 “Në të gjithë botën anijet e peshkimit furnizohen me një ligj ndërkombëtar që quhet naftë për bord. Kudo që të vesh, në Itali,në Greqi,në Amerikë, kudo që të vesh, nafta e bordit është pa akciz pa TVSH.Ne e marim pa akciz, me TVSH” tha ai.

Ata apelojnë shtetin që të ndërmarrë masa, përndryshe dalja në det është pothuajse e pamundur.

“Jemi shumë keq, jo keq, kemi thën mire, keq, po tani jemi shumë keq. Duke marë naftën me çmim shumë të lartë anijet nuk dalin, punëtorët largohen, punëtorët  largohen sepse ai smund të rri pa bukë,” tha ai.

Një tjetër problematik shqetësuese për peshkatarët mbetet infrastruktura në Tripolt, vendi ku çdo ditë qëndrojnë me dhjetra anije peshkimi është lënë i harruar pa asnjë investim.

Peshkatarët në krizë, në Vlorë kërkojnë