Afera e Durrësit, rikthehen "bravat", zgjohet Luli pas akuzave të Berishës
Akuzat se PD financohej nga paratë ruse në kohën kur ishte drejtues i selisë blu nuk dhanë asnjë efekt tek Lulzim Basha por akuzat e kreut të PD-së, Sali Berisha, për përfshirjen e tij në aferën e portit të Durrësit i kanë prishur rehatinë deputetit Lulzim Basha.
“60% të aksionerëve janë thjeshtë Edi Rama e Lulzim Brava dhe mafiozët rreth tyre ndaj dhe emrat nuk thuhen e nuk shqiptohen e po organizojnë vjedhjen më të tmerrshme që Shqipëria ka njohur”.
Menjëherë pas akuzave të Sali Berishës, Basha reagoi përmes rrjeteve sociale duke përdorur të njëjtën narrativë si dikur.
“Sa herë do të fshehë diçka, non grata hap thesin e mashtrimeve dhe shpifjeve. Trekëndëshi i Bermudës është i pandarë në korrupsion, lidhje me krimin dhe minim të demokracisë. E vërteta është e thjeshtë: Bashkë i kanë oligarkët dhe mediat, lejet, kullat, koncesionet e tenderat, bandat dhe policët e gjyqtarët e korruptuar. E vërteta është e thjeshtë:Bashkë i kanë oligarkët dhe mediat, lejet, kullat, koncesionet e tenderat, bandat dhe policët e gjyqtarët e korruptuar.”
Por teksa Basha pret që historia e rublave ruse, Berisha duket se është i angazhuar për të provuar fajësinë e ish-kryedemokratit.
